Kur e gjithë vëmendja e botës ishte e përqendruar në finalen e Botërorit, në të cilën triumfuan francezët, Ronaldo zbarkoi në Torino, ku do i bashkohet Juventusit në eksperiencën e tij të re.

Juventusi ka publikuar në “Twitter” foton e zbarkimit të portugezit, në shoqërinë e të fejuarës, Georgina, në aeroportin “Caselle”.

CR7 pritej ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit, por kishte edhe hipoteza se mund të vinte një ditë më parë në qytet. Dhe kështu ndodhi.

Fenomeni portugez ka mbërritur në prag të vizitave mjekësore dhe të konferencës për shtyp për prezantimin e nesërme me fanellën bardhezi.

CR7 pra ka zgjedhur të zbarkojë pikërisht gjatë finales së Botërorit dhe të mbërrijë në Torino me disa orë para, ndryshe nga ç’ishte parashikuar. Portugezi mbërriti në orën 17:25 me një avion privat direkt nga Madridi: një lëvizje e studiuar për të shmangur turmat e tifozëve dhe kureshtarëve, në marrëveshje me klubin, që menaxhon aeroportin torinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA