Përmbytjet nga ndryshimi i klimës, Brazili “në gjunjë” nga stuhia me dhjetëra të vdekur! Mijëra persona pa shtëpi
06/05 12:56
Mijëra persona u dyndën në rrugët e Edinburgut për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata organizuan një demonstratë në kohën që presidenti amerikan luajti golf në resortin Tërnberri.
Trump ndodhet në Skoci me bashkëshorten e tij për një vizitë private, përpara takimit në Helsinki me Vladimir Putin, ditën e hënë.
Gjatë lojës së golfit ai u vërshëllye nga protestuesit e mbledhur jashtë perimetrit të resortit.
Vizita e Trumpit në Skoci është shoqëruar me masa të rrepta sigurie. Shumë snajpera monitorojnë resortin e golfit, ndërsa qindra efektivë policie patrullojnë rreth e rrotull tij.
Trump ka takuar një ditë më parë kryeministren Theresa May dhe Mbretëreshën Elizabetë.
Top Channel