Tirana po përgatitet për t’u rikthyer denjësisht në elitën e futbollit shqiptar dhe prej kohësh drejtuesit bardheblu i kanë hedhur sytë nga kontinenti i Afrikës nga është zyrtarizuar një tjetër blerje.
Winful Cobbina është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. 26-vjeçari vjen nga kampionati ganez ndërsa në të shkuar ka luajtur edhe në Arabinë Saudite.
Tirana bën me dije se ka arritur marrëveshjen me klubin ganez Heart of Oak që zotëronte kartonin e lojtarit, me Cobbinan që ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Tiranën.
Cobbina është një lojtar me cilësi shumë të mira dhe konsiderohet një vlerë e shtuar për mesfushën e 24-herë kampionëve.
26-vjeçari kërkohej në Afrikën e Jugut nga skuadra e njohur Kaizer Chiefs, ndërsa në janar ishte pranë transferimit në Danimarkë te Viborg, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të vlerës së lartë që kërkonte klubi ganez për kartonin e lojtarit.
Top Channel