E mërkura e futbollit ka parë protagonistë në fushat e blerta, veç gjysmëfinales së dytë të Kupës së Botës, mes Kroacisë e Anglisë, edhe ekipet e para pretendente për të kaluar turin e parë kualifikues të Europa League.
Mes tyre, edhe bardheblutë e Prishtinës së Kosovës, të cilët në ndeshjen e parë me ekipin luksemburgas, CS Fola Esch, nuk kanë bërë më shumë sesa ruajtja e paprekshmërisë së portës së tyre, ndërkohë që nuk kanë mundur të shënojnë në stadiumin “Emile Mayrisch”.
Një barazim pa gola, që gjithsesi u jep shpresa për përballjen e kthimit qëdo të luhet më 19 korrik në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, aty ku prishtinasit nuk duhet të gabojnë përpara portës kundërshtare, e njëkohësisht të mbrohen për të mos pësuar gol.
Nëse do të kualifikohet përballë Fola Esch, Prishtina do të gjejë përballë ekipin belg të Genkut.
Top Channel