Një shfaqje piroteknike nga tifozët në rrugë e riktheu Gianluigi Buffonin në valët e entuziazmit të futbollit, me portierin veteran që në moshën 40-vjeçare u prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.

Italianit iu rezervua një ceremoni e bukur në “Parc des Princes”, ku shpreson se do të shkëlqejë dhe do të fitojë atë që nuk arriti dot te Juventusi.

“Kisha programuar një të ardhme tjetër, por ndieja se mund të jepja ende diçka. Championsi nuk është një fiksim, por pranova këtë ofertë sepse mendoj se PSG-ja mund të arrijë të fitojë trofe të rëndësishëm”, shprehet Gianluigi Buffon, futbollist i PSG-së.

Portieri italian Buffon ka firmosur për një vit te parizienët.

“Vendi i titullarit fitohet në fushë. Jam 40 vjeç, por jam në formë fizikisht dhe mendërisht. Vendimi për të firmosur nuk ndikohej nga pezullimi në Champions League”, tha më tej ai.

Buffon është dënuar me 3 ndeshje nga UEFA, për shkak të kritikave ndaj arbitrit në eliminimin nga Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA