24/05 15:52
Guangzhou Evergrande ka njoftuar se ka arritur të blejë nga Barcelona mesfushorin Paulinho.
Mendohet se katalanasit kanë pranuar 50 milionë euro nga klubi kinez, por i duan të gjitha përnjëherësh, ndërsa Guangzhou duan që pagesën ta bëjnë me këste.
Mësohet se kinezët i kanë ofruar brazilianit plot 15 milionë euro në sezon. Paulinho luajti vetëm një sezon te Barcelona dhe u paraqit shumë mirë, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë i ekipit që fitoi sezonin e kaluar kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit.
Paulinho iku andej nga erdhi dhe kthehet te ai klub nga i cili u largua: Guangzhou Evergrande.
Top Channel