Gigi Buffon është bërë zyrtarisht pjesë e klubit francez Paris Saint Germain, për sezonin 2018-2019.
Legjenda italiane e portës mbërriti sot në kryeqytetin francez, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe pasi çdogjë kaloi me sukses, firmosi edhe kontratën.
Marrëveshja parashikon që Buffon do të jetë pjesë e kryeqytetasve francezë për nëj sezon, por ka edhe një opsion për zgjatje për një tjetër vit, nëse PSG dëshiron ta shfrytëzojë.
Gigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit, pasi kaloi atje një periudhë të artë, ku fitoi thuajse gjithçka në Itali, ndonëse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Europën.
Tani Buffon do të ketë mundësinë të synojë Ligën e Kampionëve me francezët, trofeu i vetëm që i mungon në arkivë.
Top Channel