Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 16:00

29/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RRITJA EKONOMIKE MË E LARTË NË 7 VJET

Tremujori i parë i këtij viti shënoi rritjen më të lartë në më shumë se 7 vjet e nxitur nga rritja rekord e prodhimit të energjisë dhe industria përpunuese. Në janar- mars prodhimi kombëtar u zgjerua me 4.45 për qind.

 

MAAS: POLITIKANË, VAZHDONI REFORMAT!

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, e vlerëson si të rëndësishëm konsensusin për negociatat e anëtarësimit më 2019 dhe u bën thirrje politikanëve vendas ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat.

 

ABONEJA E RE NË TIRANË ME ELEMENTË SHTESË

Nga 1 korriku, qytetarët e Tiranës qe përdorin abone në linjat urbane do të pajisen me një format te ri te saj ku përveç elementeve të sigurisë ne të do vendoset numri i ID dhe foto e personit që e përdor.

 

EMIGRANTËT DO VOTOJNË NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Emigrantët do të duhet të presin zgjedhjet parlamentare të 2021-shit për të votuar. Ky përbën një pikë të rëndësishme të reformës zgjedhore dhe është rënë dakord edhe me opozitën.

 

MOTI I KEQ RIKTHEHET PAS NJË JAVE

Meteorologët parashikojnë që javën e ardhshme moti do të jetë me diell dhe i përshtatshëm për plazh por nuk sigurojnë të njëjtën situatë për ditët që pasojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA