Njihuni me një femër 24-vjeçare që mban pelena për të jetuar jetën e saj si bebe. Heidi luan me lodra në kohën e lirë dhe të dashurit i thërret “babushi”.

“Kur jam bebe vë pelena dhe lyhem me locione. Nuk është se e bëj në pelena, thjesht i vesh për të qenë brenda rolit”, shpjegon Heidi.

“Kërcej në shtrat dhe sillem si fëmijë i vogël. E bëj këtë për të harruar problemet e përditshme. Kemi klubin tonë dhe mblidhemi të gjithë ne “bebet” për të luajtur me njëri-tjetrin”, shton 24-vjeçarja amerikane.

Vajza nga Oregoni këmbëngul se roli i bebes nuk është aspak diçka seksuale.

“Të gjithë më pyesin nëse sillem si bebe edhe gjatë seksit. Kurrë nuk e kam bërë diçka të tillë. Kur bëj seks, jam njeri normal dhe i rritur”, thotë Heidi.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA