Që prej 26 qershorit, nis në ekranin e Top e Channel “Fuqia e dashurisë”, një nga telenovelat më të bukura nga Gloria Perez, autore e telenovelës së famshme ‘Kloni’.
“Fuqia e Dashurisë”, ndjek luftën personale dhe romantike të tre grave të forta, të cilat kanë një të përbashkët: këmbënguljen për të kaluar të gjithë kufijtë për të pasur atë që ato dëshirojnë, një telenovelë dinamike, jetësore dhe moderne për tre gra aq të forta sa dhe dëshirat e tyre.
Bibi është një grua e fortë, ambicioze dhe me temperament. E joshur nga fuqia e krimit dhe luksi që të mundësojnë paratë, Bibi përfshihet në aktivitete të paligjshme.
Në anën tjetër të drejtësisë është Jeiza, një police, objektivi i të cilës është të luftojë krimin e organizuar në qytet. E bukur, kokëfortë dhe e prerë, ajo nuk di t’i hapë rrugë asgjëje.
Ritinha është një vajzë e re që i bën të gjithë burrat të kthejnë kokën kur ajo kalon, jo vetëm për bukurinë e saj, por gjithashtu edhe për shpirtin e saj të lirë. Shpejt ajo zbulon se është shtatzënë dhe vendos ta fshehë identitetin e babait të fëmijës nga të gjithë.
Më shumë suspancë, intriga, aksion dhe romancë, me të papritura të këndshme që dalin në sipërfaqe në çdo episod të kësaj telenovele, “Fuqia e dashurisë” siguron argëtim për çdo pasdite të verës, nga e hëna në të premte në ora 17.00.
Top Channel