Kastro Zizo është një nga artistët që gjithmonë ka preferuar të mbështesë talentet e reja në muzikë.
Vetëm disa muaj më parë, ai publikoi bashkëpunimin me Rea Nuhu, një talent i ri në muzikën shqiptare, e zbuluar nga vetë Kastro. “Dita Dites” mbante titullin ky bashkëpunim, i cili rezultoi tepër i suksesshëm.
Një javë më parë, Kastro ka ardhur në një bashkëpunim me një tjetër artistë të ri, emri i artit i të cilit është Tsunami.
Të ftuar në “Top Show Magazine”, Kastro dhe Tsunami kanë folur më shumë sa i përket këngës së tyre, e cila mban titullin “Konga e çajit”.
Po kush është Tsunami?
Tsunami, emri i vërtetë i të cilit është Xhovani Avalia, është një djalë me origjinë nga Shijaku por që për vite me radhë jeton në Itali. Në intervistën tij, Tsunami ka treguar se ka nisur të merrej me muzikë që në moshën 11-vjeçare, ku shkruante edhe tekste muzikore.
Këngëtari zbulon gjithashtu se kënga që ka tërhequr vëmendjen e Kastros ka qënë “Black Mamba”.
Po si lindi bashkëpunimi i Tsunami me Kastro Zizon?
Kastro ka treguar se bashkëpunimi me Tsunamin ka lindur tepër rastësisht. Ka qënë një miku i tij, Indri Dj, i cili një ditë i ka treguar Kastros videot e Tsunamit në “Youtube”. Kastro tregon që teksa e dëgjoi, i pëlqeu stili i tij dhe e kontaktoi menjëherë në rrjetet sociale ku dhe lindi bashkëpunimi i tyre.
Tashmë Tsunami është nën menaxhimin e Kastros, i cili premton se do e sjellë talentin e ri me dy projekte muzikore, të cilat do jenë paksa komerciale, ku një ndër to do të jetë dhe bashkëpunimi me një këngëtare kosovare. Në intervistën e tij Kasto shton se pas këtyre dy projekteve muzikor, Tsunami më pas do të rikthehet sërish në stilin e tij muzikor.
Prodhuar nga Vinsmoker, me tekst të Kastros dhe Tsunami, “Konga e çajit” ka vetëm rreth një javë që është publikuar dhe menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.
Top Channel