Një nga serialet më të suksesshme me miliona teleshikues në mbarë botën rikthehet sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e Top Channel.

Fitues i çmimeve Emy dhe Golden Globe si edhe i 277 çmimeve të tjera ndërkombëtare, “Froni i Shpatave” vjen premierë këtë të enjte në sezonin e tij të shtatë.

Deneris pret një vizitë të papritur, ndërsa John Snow përballet me një revoltë. Nga ana tjetër, Semi vendos të vërë në rrezik jetën dhe karrierën, teksa Tyrion planifikon pushtimin e Perëndimit.

Gjithçka në 7 seri që do të mbërthejnë shikuesin këtë verë përpara ekranit të Top Channel, në edicionin e shtatë të “Game of Thrones”.

Top Channel