Lajmet kryesore të ditës, 20/06/2018 – Ora 20:00

20/06/2018 19:59

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KE: TË HAPEN NEGOCIATAT

Këshilli Europian parashikon mbështetje ndaj Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Top Channel ka siguruar dokumentin e plotë.

MAJKO: JO KAMPE REFUGJATËSH

Ministri për diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar mbi mundësinë e hapjes së një kampi refugjatësh në vend dhe shprehet kategorikisht kundër edhe nëse ky përbën kusht për hapjen e negociatave

THAÇI: DUHET MARRËVESHJE HISTORIKE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se është e domosdoshme një marrëveshje historike me Serbinë. Kosova, shtoi ai nuk duhet t’i frikësohet as dialogut e as epilogut të tij.

KOCULI PO “SHEMBET”

Në Kocul të Selenicës shumë banesa po shkatërrohen. Tërmetet, por më së shumti shembjet e tokës, shkaqet e të cilave janë të shumta, i kanë bërë të pabanueshme disa prej tyre.

URUGUAJI DHE RUSIA NË 1/8

Uruguai dhe Rusia janë dy ekipet e para që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8 të botërorit. Amerikano jugorët fituan 1-0 ndaj Arabisë Saudite me gol të shënuar nga Luis Suarez

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA