26/12 07:39
Balerini shqiptar Igli Mezini ndodhet në Tiranë për realizimin e një projekti që nisi si një video dance/concept e që tashmë do të vërë në lëvizje gjithë Tiranën.
Duke folur në “Wake Up” për fillimet e karrierës së tij Igli tregon se shokët e tallnin për streçe, por ndryshuan mendim dhe ja pse…
Projekti që ka sjell Iglin në Tiranë quhet “Tirana MOVES” dhe synon të promovojë kryeqytetin përmes artit me qëllim për të qenë sa më pranë njerëzve, në rrugë, trotuare, stacione autobusash, aty ku ata lëvizin çdo ditë. “Tirana Moves” vlerësohet si një ndër projektet më promovuese të qytetit të Tiranës, video projekt që ndërlidh vallëzimin, muzikën, me pamje nga rrugët dhe shesheve të kryeqytetit shqiptar.
Top Channel