Ju kujtohet “Kloni”, telenovela me protagoniste Zhaden, e cila mbërtheu shqiptarët në ekranin e Top Channel vite më parë? Tashmë është radha e telenovelës “Fuqia e Dashurisë” të bëjë sërish të njëjtën gjë. Një telenovelë me autore Gloria Perez, e cila ka shkruar edhe telenovelën “Kloni”.

Duke filluar nga e marta e 26 qershorit, në Top Channel do të nisë transmetimi i telenovelës më të fundit dhe më të suksesshme të prodhuesit më cilësor të telenovelave “Globo TV”.

“Forca de querer/The Edge of Desire/Fuqia e Dashurisë” është një telenovelë dinamike, jetësore dhe moderne për tre gra aq të forta sa dhe dëshirat e tyre.

Telenovela “Fuqia e Dashurisë”, shkruar nga fituesja e çmimit ndërkombëtar Emmy Award Gloria Perez, ndjek luftën personale dhe romantike të tre grave të forta, të cilat kanë një gjë të përbashket: këmbënguljen për të kaluar të gjithë kufijtë për të pasur atë që ato dëshirojnë.

Bibi (Juliana Paes) është një grua e fortë, ambicioze dhe me temperament. Në rininë e saj, ajo la Fakultetin e Drejtësisë dhe një marrëdhënie të qëndrueshme me të dashurin e saj Caio (Rodrigo Lombardi) për të jetuar një pasion të zjarrtë me Rubinho (Emílio Dantas), një student i kimisë, i cili po përballej me vështirësi të mëdha financiare dhe që zgjidhjen e problemeve të tij e shihte në trafikimin e drogës. I joshur nga fuqia e krimit, luksin që të mundësojnë paratë dhe e zhgënjyer nga premtimet e Rubinhos, Bibi gjithashtu përfshihet në aktivitete të paligjshme dhe një ditë do të bëhet “E rrezikshmja Bibi”, e respektuar nga banditë dhe që ia kanë frikën të gjithë, veçanerisht gratë që do të joshnin burrin e saj.

Në anën tjetër të drejtësisë është e patrembura dhe trimja Jeiza (Paolla Oliveira), një police e skuadrës Canine objektivi i së cilës është të luftojë krimin e organizuar në qytet. Andaj ajo i ka shpallur luftë Bibit dhe Rubinho dhe betohet të shkatërrojë skemën që ata kanë ngritur. Gjatë karrierës së saj në polici, Jeiza gjithashtu dëshiron të jetë fituese në ringun tetëkëndësh si një luftëtarë e MMA-së. Seksi, kokëfortë dhe e prerë, kjo vajzë e re nuk di t’i hapë rrugë asgjëje veçanërisht në marrëdhënjet e saj të dashurisë. Kjo duket qartë në marrëdhënjet e saj të trazuara me shoferin e kamionit Zeca (Marco Pigossi), një djalë i ri i vrazhdë dhe i thellë që vjen nga një qytet i vogël dhe i qetë.

Në këtë qytet, Zeca pothuajse u martua me Ritinha (Isis Valverde), një vajzë e re që i bën të gjithë burrat të kthejnë kokën kur ajo kalon, jo vetëm për bukurinë e saj, por gjithashtu edhe për shpirtin e saj të lirë, me dëshirën për të provuar çdo gjë, të vizitojë vende të reja dhe ta shijojë jetën me të gjitha. E vërtetë me natyrën e saj, ajo e la Zecan për t’ia mbathur me Ruy (Fiuk). Sidoqoftë, shpejt vajza do të zbulojë që është shtatzënë dhe vendos ta fshehë identitetin e babait të fëmijës nga të gjithë.

Me një kast të jashtëzakonshëm yjesh, “Fuqia e Dashurisë” ishte hit-i më i madh në median sociale, me mbi 5 milionë klikime vetëm në Twitter, dhe ka arritur shifra të jashtëzakonshme në shikueshmëri në “primetime” brazilian. Një telenovelë që s’të lëshon dhe të josh çdo ditë për ta ndjekur, rreth tre grave të mrekullueshme me personalitete kaq të ndryshme që janë po aq të forta sa dhe dëshirat e tyre.

Me shumë suspancë intriguese, aksion, dhe romance, me të papritura të këndshme që dalin në sipërfaqe pothuajse në çdo episod të kësaj telenovele të fuqishme e ritëm që siguron argëtimin.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA