Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

NË FUSHË GJERMANIA DHE BRAZILI
Kupës e Botës do të shohe të zbresin në fushë sot 2 prej pretendentëve kryesorë, Gjermania që do të takohet me Meksikën në oren 17 dhe Brazili me Zvicrën në orën 20, më parë në orën 14 do të luhet Kosta Rika-Serbi

KROACIA E NIS ME KËMBËN E MBARË
Kroacia e nis me këmbën e mbarë Botërorin duke mundur Nigerinë pas 2 me 0. Një autogol nga Etebo dhe një penallti nga Modriç i dhanë suksesin ballkanasve

MOURINHO IRONIZON PORTIERIN E ARGJENTINËS
Jose Mourinho nuk e ka kursyer ironinë për Argjentinën, në komentet që po bën këto ditë për Botërorin. Ai iu referua portierit të Argjentinës: Unë dhe Kabajero në portë jemi e njejta gjë

SALAH ËSHTË DËMTUAR SËRISH?
Egjipti duket se edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit do të duhet të luajë pa Mohamed Salah. Siç raportojnë mediat britanike, sulmuesi i Liverpool ka shfaqur probleme në stërvitje dhe me shumë gjasë nuk do të luajë as kundër Rusisë

BOTËRORI I PENALLTIVE
Në vetëm 3 ditë të luajtura të Botërorit janë gjuajtur 6 penallti, nga të cilat 4 janë shënuar dhe 2 janë humbur, mes tyre dhe ajo e gjuajtur nga Messi në ndeshjen kundër Islandës

Top Channel