Nga ndeshja e 2014, Brazil 1-7 Gjermani

Dita e katërt e botërorit rus rikthen në fushë dy skuadrat e kuotuara më lart për të ngritur trofeun në fund.

Në orën 17:00, Gjermania do të nisë mbrojtjen e trofeut në sfidën përballë Meksikës. Gjermanët mbërrijnë në këtë kompeticion në një formë të mirë. Kanë 28 ndeshje pa humbje dhe në 10 ndeshjet e fundit kanë fituar po 10, në 7 prej tyre janë shënuar mbi 3 gola.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Luzhniki, aty ku do të jetë edhe finalja e madhe e Kupës së Botës.

Pak pas fërshëllimës përfundimtare të sfidës Gjermani-Meksikë vëmendja do të zhvendoset nga Moska në Rostov, ku në fushë do të zbresë një tjetër pretendent. Brazili do të ketë përballë Zvicrën e katër shqiptarëve.

Brazilianët kanë 17 ndeshje që nuk e njohin humbjen, por Zvicra ka treguar që është një kockë e fortë dhe surprizat edhe mund të ndodhin.

Ndërkohë, ditën e katërt e hap ndeshja mes Kosta Rikës dhe Serbisë. Serbët konsiderohen si favoritë për ta fituar takimin nga ana e kompanive të basteve dhe ekspertët e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA