Një rakun shumë i guximshëm u shpëtua pasi bëri me mijëra persona që të mbanin frymën pezull, ndërsa ai ngjitej në një ndërtesë 23-katëshe në qyteton Shën Pol të Minesotës.

Brejtësi i vogël e nisi aventurën e tij në katin e parë të ndërtesës së UBS, por kur disa punojës tentuan ta kapin, ai vendosi se rruga më e sigurtë ishte lart. U deshën 20 orë që rakuni të mbërrinte në majë të ndërtesës, por kjo nuk e trembi aspak brejtësin që me pushime të shkurtra, madje edhe me ndonjë sy gjumë, ia doli në misionin e jetës së tij.

Ngjarja bëri një bujë kaq të madhe në rrjetet sociale, saqë me mijëra njerëz panë “live” për orë të tëra ngjitjen e rakunit në ndërtesë. Fansat nuk munguan as në vendngjarje, ku shumë njerëz me dylbi ndiqnin aventuarën e kafshës së vogël në faqen e ndërtesës.

Rakunët janë të zakonshëm në SHBA, por kryesisht shihen në rrugica ku kërkojnë për ushqim mes mbeturinave nga ku kanë marrë nofkën “pandat e mbeturinave”.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA