Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

Julen Lopetegui do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në përfundim të finaleve të Kupës së Botës. Nga ekipi kombëtar në një klub. Një manovër që gjithnjë ka rezervuar shumë supriza. Dhe historia e futbollit ka shumë emra të njohur trajnerësh, që pasi kanë arritur suksese me ekipet kombëtare, kanë dështuar në momentin që janë kthyer në drejtimin e një klubi.

Mes tyre është edhe trajneri që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2016, Gianni de Biasi, që nuk pati sukses, kur në janarin e këtij viti u ul në pankinën e Alaves në Spanjë.

FOTO GALERI
4/5
Gianni di Biasi – Pas mrekullisë që bëri në drejtimin e skuadrës kombëtare shqiptare, duke arritur kualifikimin në finalet e Euro 2016(pasi mundi Portugalinë edhe Francën ndër të tjera)trajneri italian që kishte bërë mirë më parë dhe në Serie A vendosi të tërhiqet në 2017. Në janar të vitit 2018 ai u bashkua me spanjollët e Alaves, por nuk arriti të sjellë të njejtat rezultate dhe pas 8 ndeshjeve u shkarkua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA