Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

Julen Lopetegui do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në përfundim të finaleve të Kupës së Botës. Nga ekipi kombëtar në një klub. Një manovër që gjithnjë ka rezervuar shumë supriza. Dhe historia e futbollit ka shumë emra të njohur trajnerësh, që pasi kanë arritur suksese me ekipet kombëtare, kanë dështuar në momentin që janë kthyer në drejtimin e një klubi.

Mes tyre është edhe trajneri që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2016, Gianni de Biasi, që nuk pati sukses, kur në janarin e këtij viti u ul në pankinën e Alaves në Spanjë.

FOTO GALERI
3/5
Roy Hodgson – Trajneri anglez në mesin e viteve ’90 drejtonte kombëtaren e Zvicrës. Ai e transformoi atë në një skuadër të fortë, duke e kualifikuar në Botërorin USA 94 dhe më pas edhe në kampionatin evropian të vitit 1996. Pas përfundimit të evropianit pranoi ofertën e Morattit të drejtojë Interin, por nuk arriti të jenë në linjë me synimet e klubit Italian dhe u shkarkua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA