Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

Julen Lopetegui do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në përfundim të finaleve të Kupës së Botës. Nga ekipi kombëtar në një klub. Një manovër që gjithnjë ka rezervuar shumë supriza. Dhe historia e futbollit ka shumë emra të njohur trajnerësh, që pasi kanë arritur suksese me ekipet kombëtare, kanë dështuar në momentin që janë kthyer në drejtimin e një klubi.

Mes tyre është edhe trajneri që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2016, Gianni de Biasi, që nuk pati sukses, kur në janarin e këtij viti u ul në pankinën e Alaves në Spanjë.

FOTO GALERI
5/5
Alex Ferguson – Por Lopetegui mund të ngushëllohet duke parë atë që bëri trajneri skocez, që mori drejtimin e kombëtares, pasi humbi jetën trajneri Jock Stein, kur në atë kohë ishte zëvendës i tij. Pas përfundimit të Botërorit ai u ul në pankinën e Manchester United, ku përveç 2 Champions League fitoi edhe 13 kampionate në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA