Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

NIS “ARNIMI” I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS
Qeveria nis nga puna për ndërhyrje emergjente për riparimin e shtresave të asfaltit në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Kjo ndërhyrje do të kryhet gjatë gjithë muajit qershor dhe do të nisë të hënën me aksin rrugor Qafë-Kashar Vorë.

TAKSA E PRONËS, PAGUHET ME FORMULËN E RE
Taksa e pronës sipas formulës së re ka filluar që nga data 1 prilli. Edhe pse ajo mbledhet sipas formulës së vjetër, qytetarët do ta paguajnë diferencën e detyrimit, në një kohë të mëvonshme. Kjo vlen edhe për qytetarët e Tiranës.

DYNDJE KLANDESTINËSH, 200 NË 10 DITË
Vetëm në 10 ditët e fundit në Shqipëri kanë hyrë ilegalisht rreth 200 klandestinë nga vendet e lindjes së mesme. Shumica prej tyre janë akomoduar në qëndrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru

THE VOICE KIDS, PJESËMARRJE E MADHE NË AUDICIONE
The Voice Kids duket se është një nga programet më të preferuara për shqiparët. Këtë fakt e dëshmon fluksi i madh i audicioneve të Tiranës, për edicionin e tretë. Audicionet do të vijojnë dhe të dielën

BOTËRORI, POZICIONI JASHTË-LOJE NË 3D
Botërori Rusi 2018 do të jetë turneu i parë i këtyre përmasave që do të aplikojë sistemin e videoarbitrimit, një risi teknologjike që do të pasurohet dhe me shfaqjen 3D të pozicionit jashtë loje

Top Channel