Spiropali siç nuk e keni parë më parë, ia merr Valles së Tropojës gjatë pritjes së fundvitit
26/12 14:43
Një vajzë australiane e cila ka shpenzuar rreth 7 000 dollarë për të mbushur trupin me tatuazhe ka rrëfyer se kush ishte arsyeja e kalimit të saj në ekstreme të tilla.
23-vjeçarja Amber Luke ka bërë tatuazh edhe në sy, ndërkohë që gjuhën e ka ndarë në dysh për t’u dukur si zhapik.
“E urreja veten time. Isha shumë e mërzitshme. Kur shikoj foto të vjetra, nuk më pëlqen fare se si isha. Kur mbusha 16 vjeç vendosa të bëja tatuazhe. Në moshën 18-vjeçare kisha vetëm 3. Më pas vendosa të bëja një tatuazh të madh”, thotë Luke për “Daily Mail Australia”.
Amber Luke ka tatuazhe edhe në ballë e të pasme.
Top Channel