Audicionet e “The Voice Kids 3”. Qindra fëmijë u paraqitën para produksionit

08/06/2018 15:13

“The Voice Kids” çeli siparin e një spektakli të madh e të shumëpritur në ekranin e Top Channel. Përzgjedhja e talenteve të reja filloi me audicionin e parë, atë të Tiranës.

Në studiot e Top Channel në Piramidë erdhën këtë të premte një numër i madh fëmijësh, me ëndrrën që “The Voice Kids” të jetë eksperienca e paharrueshme e jetës së tyre.

Sidomos një pjesë e mirë e tyre aplikuan menjëherë pas finales të edicionit të shkuar.

Ashtu siç ishte parashikuar, aspirantët për konkurrentë kanë qenë të shumtë, duke zgjatur orët e punës edhe për produksionin.

Drejtori artistik Alban Male shprehet: “Vetëm në Tiranë kemi 250 aplikime. Do të na duhet ta zgjasim edhe nesër audicionin”.

Ndërsa “vocal coach” Kamela Islami deklaroi: “Ne pretendojmë që do të ketë shumë këngëtarë të mirë sivjet”.

Karriget e kuqe, skena “live”, performanca si artistë të vërtetë e të sprovuar, këta fëmijë kanë parasysh të gjthë këto për të qenë pjesë e “talent show”-t.

Produksioni ka takimin e radhës në 11 qershor, me audicionin e Shkodrës tek Pallati i Kulturës, ndërkohë që udhëtimi në 2-3 ditë i “The Voice Kids” do të prekë gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe në Prishtinë.

Gjithmonë në kërkim të më të mirëve…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA