Lajmet kryesore të ditës, 31/05/2018 – 16:00

31/05/2018 15:58

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MUNGOJNË ILAÇET E KIMIOTERAPISË

Ata që kryejnë kimioterapi në spitalin onkologjik, pavarësisht çmimeve të larta, jo gjithmonë i gjejnë ilaçet pasi janë të kufizuara. Mungojnë edhe reagentet për analizat.

SHKOLLA E KLOSIT NË PRAG RRËNIMI

Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në Klos ku studiojnë 360 nxënës është amortizuar. Drejtori thotë se rrezikohet viti i ardhshëm mësimor.

MAQEDONIA, EMRI VENDOSET NGA QYTETARËT

“Referendumi do vendosë se cili do jetë emri i ri i Maqedonisë” tha kryeministri Zaev duke shtuar se më parë qytetarët duhet të njihen me qëndrimin e qeverisë.

KIM YONG CHOL NË PRITJE TË TAKIMIT ME TRUMP

I dërguari i Kim Jong un në Amerikë u takua me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe diskutuan për ç’armatimin e plotë bërthamor të Koresë së veriut. Pritet takimi me Trump.

ZINEDINE ZIDANE BRAKTIS “GALAKTIKËT”

Zidane lë skuadrën e Real Madrid pas tre sukseseve radhazi në Ligën e Kampionëve dhe arsyeja e largimit nuk është një skuadër tjetër.

Top Channel