Lajmet kryesore të ditës, 28/05/2018 – 16:00

28/05/2018 16:05

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BABALJA PRANGOSET NË KOSOVË
Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në çështjen “Xhafaj” është ndaluar në Kosovë, teksa po qëndronte me të birin në Shtime

BASHA: BOJKOTI RREZIKON INTEGRIMIN.
Në mbledhjen e grupit paralamentar të PD, kreu demokrat Basha tha se bojkoti parlamentar në kushtet kur jemi investuar për integriin do devijonte vëmendjen. PD do ndjekë format demokratike për shkarkimin e Xhafajt

LIROHET SAIMIR TAHIRI
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të heqë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri.

MESSI PËRGJITHNJË TË BARÇA
“Në Evropë do të vesh vetëm fanelën e Barcelonës – ka thënë Lionel Messi, ndërsa është shprehur se deshiron të luajë në Argjentinë me skuadrën e Newell’s Old Boys.

ARRIHET PAKTI PËR EMRIN
Athina dhe Shkupi kanë arritur marrëveshjen përsa i përket çështjes së emrit. Ministri grek Kotzias tha se hapi i rradhës është negociimi në nivel ekspertësh.

Top Channel