Përfshirja e psikologut në shkolla apo në proceset gjyqësore duket se e ka ndryshuar qasjen e qytetarëve ndaj tyre. Megjithatë, ka edhe nga ata që për shkak të problematikës ku janë të përfshirë, nuk kërkojnë ndihmë nga frika se do të paragjykohen. Po, për çfarë shkojnë shqiptarët te psikologu?

“Ka një shtim të rasteve që kanë probleme me depresionin, ankth, çrregullime të humorit, një kategori që s’ka qenë kaq e theksuar, por që është shtuar shumë kohët e fundit. Në Qoftë se bëhet fjalë për të miturit prindërit vijnë te psikologu më shumë se për veten. Duke qenë se kemi shtim të rasteve të fëmijëve me autizëm, çrregullime të të folurit”, shprehet psikologia Valbona Treska.

Ajo që vërehet, është se përtej ankthit dhe depresionit, një fenomen që po dominon vitet e fundit, është varësia nga kumari

“Ka një tendencë të re 2 vitet e fundit, që vijnë te psikologu personat që kanë varësi nga bixhozi. ka një tendencë të familjarëve që kërkojnë ndihmë, nuk vijnë vetë personat. kemi më shumë persona meshkuj, por ka edhe raste femrash”, thotë psikologia.

Për psikologen, shkaku kryesor mbetet varfëria, megjithëse nuk mungojnë të pasurit, ata që sipas specialistëve, luajnë për më shumë adrenalinë. Ashtu sikurse nuk mungojnë as dështimet.

“Ka edhe raste që shkëputen pasi nuk vijnë me dëshirën e tyre, por me dëshirën e familjarëve dhe pas seancës së parë ose të dytë duke qenë se personi nuk është gati kthehet në situatën e mëparshme”, shprehet Treska.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA