Të ndërtosh një makinë është një punë e vështirë, por disa makina janë akoma edhe më të vështira për t’u ndërtuar. Dhe nëse ka një makinë e cila kërkon një kohë relativisht të madhe si proces ajo është padyshim Bugatti Chiron.

Kompania me seli qëndrore në Molsheim ka nxjerrë nga fabrika makinën e 100-të Bugatti Chiron, që kurse nisën këtë model në vitin 2016. Edhe pse duket një kohë shumë e gjatë për prodhimin e një makine të tillë, drejtuesit e kompanisë shprehen se “Bugatti Chiron po ndërtohen me një shpejtësi shumë të madhe”. Bugatti numër 100 është blu dhe me pjesën e pasme të zezë mat.

Kompania e makinave luksoze vendosi që në vitin 2016 të prodhonte vetëm 500 makina të tilla sportive me 1500 kuaj/fuqi. Chiron mendohet të arrijë një shpejtësi maksimale 463 km/h, ndërsa është testuar në fillimet e saj që në 2.4 sekonda arrin 100 km/h, 0-200 i arrin në 6.5 sekonda, ndërsa 0-300 km/h i arrin në 13.6 sekonda.

200 makinat e para janë blerë pa u prodhuar ende e para, me një çmim fillestar prej 2.4 milionë euro, ndërsa të gjithë blerësit kanë depozituar që në gusht të vitit 2016, 200 mijë euro parapagim.

FOTO GALERI
9/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA