Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

24/05/2018 08:02

Nga kjo hyrje (Në foto) gjatë natës janë dëmtuar pajisjet e zyrës së serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe janë marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Borana Gjidedaj e Prokurorisë së Durrësit bën të ditur se krahas zyrës së serverit është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë dhe zyrën e një prokurori dhe një zyre tjetër të oficerëve të policisë gjyqësore. Ndërhyrja është konstatuar rreth orës 06.30 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur kur godina ruhej nga punonjës të policisë private.

Hajdutët kanë hyrë në zyrën e prokurorit Afrim Shehu nga ku kanë marrë disa dokumente, por ndërkohë kanë lënë dokumente të grisura, raporton gazetarja Anila Hoxha. Përveç serverit ata kanë prishur dhe sistemin e hapjes së dyerve të Prokurorisë me kartë dhe filmimet e hyrje-daljeve në këtë institucion.

Ndërkaq nga prokuroria e Përgjithshme kanë mbërritur prokurorët Sokol Stojani, Kosta Beluri dhe këshlltari i Arta Markut, Besnik Cami.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA