“Befasia” zë 35-vjeçarin me pistoletë, në kërkim ai që i dha armën

23/05/2018 09:44

Një operacioni i beftë i policisë së kryeqytetit, “Befasia” ka ushtruar kontrolle në një lokal në zonën e Tiranës ku një 35-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve zyrtare është vënë në pranga Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Atij iu gjet një pistoletë me një krehër me 11 fishekë. Gjithashtu u shpall në kërkim A. V., 53 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë”, pasi ishte ai që i ka dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, Kërcykut.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri B. Gj., 44 vjeç, A. M., 24 vjeç, F. P., 45 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA