Arratiset nga salla e gjyqit 28-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore

23/05/2018 10:57

Mikel Kasaj priti çastin e dhënies së vendimit me 3 vjet e gjysmë burg dhe u arratis nga salla e gjyqit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në gjykatën e Vlorës, ku kësaj po gjykohej me gjykim të shkurtuar sipas vetë kërkesës së tij, për rrëmbimin e një personi të cilit i kishte kërkuar 10 mijë euro një vit më parë.

29-vjeçari i konsideruar si person i rrezikshëm iku sa hap e mbyll sytë duke i shpëtuar edhe dy policëve që duken në sallë. Numri i pakët i forcave të rendit në sallë është shqetësim edhe për Kryetarin e Gjykatës së Vlorë

“Dje kam marrë në telefon KLD dhe drejtoreshën e administrimit të pushtetit gjyqësor. Gjykata e Vlorës është jashtë çdo parametri sigurie.Gjykata e Vlorës nuk ka asnjë mjet transporti. Dje i kam deklaruar KLD se Gjykata e Vlorës nuk merr përsipër shoqërimin e gjyqtarëve në gjykata të tjera. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjës pa pasur asnjë lloj sigurie. Pavarësisht se çfarë thuhet një pjesë e gjyqtarëve nuk kanë makina”, ka deklaruar Skënder Haluçi.

E gjithë policia e Vlorës është vënë në kërkim Mikel Kasajt, duke ngritur postblloqe në qytet. Ai mban veshur pantallona të zeza dhe një bluzë rozë, dhe policia u kërkon qytetarëve që të telefonojnë numrin 129 nëse e shohin apo kanë informacion për vendndodhjen e tij. Ndërkohe kanë nisur hetimet për arratisjen. Janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA