Aktori i mirënjohur Gazmend Paja ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për djalin e vogël, Brendonin. Ai e pëlqente shumë Gazin sidomos në rolin e “Melamin Beratit”, të cilin e ndjekim çdo të dielë në “Portokalli”.
Ishte pikërisht tezja e Brendonit, Kamela, e cila i ishte drejtuar programit për t’i thënë që e do shumë dhe për t’i kërkuar që të mbajë disa premtime.
“Unë të dua shumë dhe ti je një ndër personat më të rëndësishëm në jetën time. Por dua të më premtosh se do nuk do të mbetesh pas me mësimet dhe se do të kujdesesh për vëllanë tënd të vogël. Gjithashtu dua të më premtosh që pavarësisht çdo gjëje ti do të besosh në veten tënde dhe do të jesh gjithmonë mirënjohës”.
Brendoni i premtoi tezes së tij se do të mundohej që këto premtime t’i plotësonte. Duke qenë se atij i i pëlqente shumë aktrimi dhe aktori Gazmend Paja, Arbana Osmani kishte menduar një “rreng” për të. Në ekran u shfaqën tituj të disa portaleve në të cilat thuhej se aktori Gazmend Paja ishte larguar nga “Portokallia”.
Meqë Brendoni imitonte një ndër rolet e Gazit, atë të Melamin Beratit, Arbana i propozoi një audicion për të zënë vendin e Gazit në “Portokalli”.
Top Channel