Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar me anë të një deklarate për masën “arrest shtëpie” të dhënë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ambasada thotë në deklaratë se mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”.
Më tej, ambasada përmend edhe operacionin e ditës së diel, ku në pranga është vënë Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri, por edhe arrestimin e trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani, duke thënë se këto janë shenja “se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”.
“Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda”, thotë në deklaratë”, thuhet në deklaratë.
Top Channel