Ishte shtruar një ditë më parë në spital/ Vdekja e ish-politikanit Umberto Bossi, çfarë ndodhi me figurën e shquar italiane 19/03 22:03
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot para trupave ushtarake se paqja në botë është shumë e brishtë.
Fjalimi i Putin u mbajt gjatë paradës ushtarake ruse në nderim të fitores kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, 73 vite më parë.
Në paradën e radhës në Ditën e Fitores Rusia tregoi në Sheshin e Kuq të Moskës disa prej armatimeve të saj më moderne e më të fundit, duke dhuruar edhe një spektakël ushtarak që nuk ishte parë prej kohësh.
Të pranishëm në këtë ditë në Moskë kanë qenë shumë liderë botërorë, përfshirë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Top Channel