Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Lezha se punimet për rrugën e Arbrit do të nisin në fund të majit dhe nuk do të ndalen deri në përfundimin e projektit. Ai foli dhe për projekte të tjera infrastrukturore, si aksi Thumanë-Kashar, dhe në qarkun e Lezhës, aksi Milot-Balldren-Shëngjin-Velipojë.

“Do të fillojë dhe nuk do të ndalet puna deri në përfund të aksit që do ta bëjë Dibrën faktikisht zonë të integruar me kryeqytetin duke krijuar një akses me shpejtësi të lartë dhe që do të çelë potencial të madh dhe për zhvillimin e agroturizmit në gjithë atë krah që lidh Tiranën me Dibrën, ku ka bukuri përrallore”, tha Rama.

Ai tha se do të miratohet paketa për agroturizmin, për të cilin TVSH do të ulet po aq sa hotelet me 4-5 yje. Ndërsa për etiketimin e ndarjes jug-veri, Rama dha këtë përgjigje: “Të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugun dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të na lënë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun, po ju them se pjesa më e madhe e programit “1 miliardë për rindërtim” është nga Tirana e lartë, sepse përfshin tre vepra madhore që i takojnë pikërisht këtyre territoreve. Kjo flet vetë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA