Motoja e Mozillës është “internet për njerëzit, jo fitim”, por realiteti për të financuar projektet e saj po detyrojnë kompaninë të adoptojë një nga aspektet më pak miqësore për njeriun: përmbajtjen e sponsorizuar. Kështu shkruan faqja e risive teknologjike, The Verge.

Ajo solli si risi krijimin e “Pocket” pak kohë më parë, ndërsa tani nëse i përdorni ato në versionin Beta, do ju dalin dhe linqe të sponsorizuara, dhe risia do të bëhet masive me versionin e saj 60, në fund të muajit, citohet The Register.

Mund të jetë e mërzitshme një zgjedhje e tillë, ashtu si dhe brouserët e tjerë, por The Verge thotë se kjo tregon se asgjë e dobishme në internet nuk është falas!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA