Gjenerata e re e makinave Lexus është prezantuar në Pekin. Linja fine nuk e bën atë të duket 5 metra e gjatë, por ja që Lexus ES, sedani i ri, është aq i gjatë.

Ka një hapësirë më të gjerë dhe tani është super hi-tech, krahasuar me Lexus LC dhe LS, dhe pa dyshim mbështet në energjinë hibride elektrike, markë tregtare e Lexus e shpërndarë në Europë.

Për brezin e shtatë të sedanit Lexus, grupi Toyota ka zgjedhur një shasi krejt të re, dhe ka modifikuar pjesën e pasme të shumëfishtë.

Ato që bien menjëherë në sy janë dritat LED të dizajnit shumë të rafinuar. Fenerët janë përshtatur me dy faza, dhe në saj të 24LED ofrojnë një ndriçim të shkëlqyeshëm.

Në Europë Lexus ES vjen në dhjetor, dhe qëllimi është që të sjellë këtë markë afër 100 mijë mjete të shitura në vit. Ka pajisje të nivelit të lartë, si impianti hi-fi PurePlay me 17 altoparlantë, e cila krijon një eksperiencë fantastike zanore.

Dy javë më parë kompania nxori vetëm një foto të Lexus ES për ti lënë vend imagjinatës.

FOTO GALERI
22/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA