Si këngëtare, modele, dizenjuese, muzikante dhe sipërmarrëse, Myleene Klass është padyshim një personazh televiziv që zotëron shumë talente.

Kështu që nuk është çudi që 40 vjeçarja britanike po shijon tashmë frytet e punës së saj ndër vite.

Myleene ka ndarë me fansat në Instagram foto nga vila e saj luksoze, ku jeton së bashku me dy vajzat, Ava dhe Hero.

Ylli i “The One Show” i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me shtëpinë me tetë dhoma gjumi, kuzhinën e tualetin luksoz me pasqyra me stil të vjetër francez, si dhe me dhomën e muzikës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel