Foto ilustruese

Edmond Marku ka ndezur zjarr në pyjet e Mirditës për të hapur kullota të reja, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak të favorizimit të kushteve atmosferike.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se 29-vjeçari “në vendet e quajtura “Pylla e Thirres”, “Livadhi i Drenit” në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor”.

Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA