Akuzohet për abuzim seksual, komediani: I lumtur që gratë besohen nga gjykata

26/04/2018 23:35

Komediani amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor për tre akuza për sulme seksuale, secila prej të cilave mbart një dënim të mundshëm me 10 vjet burg.

Aktori, 80 vjeç, është në gjyq për drogim dhe sulm ndaj ish lojtarit të basketbollit Andrea Constand në vitin 2004. Cosby, aktori i parë i madh, i zi, në televizionin prime-time, do të mbetet i lirë, derisa ai të dënohet përfundimisht, vendosi gjyqtari.

Para dhënies së vendimit, Cosby nuk i kurseu batutat as me prokurorin e çështjes, që pretendoi izolimin e komedianit, pasi është njeri me pasuri të madhe dhe mund të largohet me avion privat.

“Ai për të cilin ti flet, nuk ka një avion privat”, tha Cosby, duke iu drejtuar prokurorit të çështjes, ndërsa më pas shtoi se është i lumtur që gratë tashmë po besohen edhe nga gjykatat e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA