Siguria e transportit në shkolla, aksion i Policisë Rrugore
25/04/2018 15:49
Policia Rrugore ndërmori një sërë kontrollesh, ku në qendër ishte transporti dhe siguria e mjeteve që përdoren për dërgimin e fëmijëve nëpër shkolla e kopshte.
Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :
• 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar ( transport nxënësish) për mosperdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë.
• 10 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• 23 automjete për parkim të gabuar.
Në funksion të kontrolleve janë testuar për alkool 65 drejtues mjetesh të transportit të specializuar të cilët kanë rezultuar negativ.
Top Channel