Salah Abdeslam, i dyshuari i vetëm i mbijetuar nga sulmet e Parisit të vitit 2015, është dënuar në Belgjikë me 20 vite burg për shkëmbimin e zjarrit me forcat e policisë, përpara prangosjes së tij.
28-vjeçari dhe i akuzuari tjetër, Sofien Ayari, kanë marrë të dy dënime që kanë të bëjnë me akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, të lidhura me një akt terrorist.
Dy dekada prapa hekurave do të duhet të kaloje edhe Ayari, 24-vjeçari që shtiu mbi policët së bashku me Salahun, kur efektivët mësynë 2 vite më parë apartamentin në Bruksel, ku ata po qëndronin të fshehur.
Salah mbahet aktualisht në një burg në Francë, aty ku duhet të dalë përpara gjykatës për sulmet e Parisit. Ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në procesin gjyqësor të Brukselit, e madje nuk ka pranuar të marrë pjesë as në seancat dëgjimore.
Gjykatësi i çështjes tha se nuk kishte asnjë dyshim mbi radikalizimin e të dy të akuzuarve.
Top Channel