Operacione me lekët e “babushave”, 34-vjeçarja bëhet si Barbie (Foto)

21/04/2018 12:57

Një grua amerikane është shndërruar në një kukull Barbie me ndihmën e ndërhyrjeve të ndryshme plastike, që janë financuar nga “babushat”.

34-vjeçarja Katie Rose, me banim në Los Anxheles, ka pasur probleme me shëndetin mendor përpara dy vitesh dhe kjo eksperiencë e vështirë ka bërë që të nisë jetën që ka dëshiruar gjithmonë.

Ajo e filloi transformimin me një ndërhyrje për rritjen e gjoksit, gjë që e bëri tërheqëse për gjininë mashkullore, veçanërisht tërhoqi vëmendjen e meshkujve të pasur e të mëdhenj në moshë.

“Kam pasur mbështetjen e babushave në shndërrimin tim. Ata i pëlqejnë shumë buzët e mia dhe jo vetëm. Janë të lumtur të paguajnë operacionet e mia plastike”, deklaron Katie.

34-vjeçarja thotë se është bërë kështu pasi është frymëzuar nga një kukull Barbie që ka pasur në fëmijëri.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA