Përpara se të humbisnin me Indianën në ndeshjen e tretë të playoff-it, basketbollistët e Cleveland u bënë lajm për mënyrën e veshjes së tyre. ata ushfaqën në Bankers Life Fieldhouse me një imazh jo shumë të zakontë në NBA, pasi të gjithë lojtarët kishin veshur kostume të stilistit Tom Browne.
Sipas gazetarit të ESPN Dave McMenamin, veshja ishte një dhuratë e LeBron James për të gjithë shokët e tij të skuadrës. Nga përllogaritjet e website-ve të ndryshme, mësohet se James shpenzoi 4700 Euro për secilin prej basketbollistëve të Cleveland për të gjithë veshjen ku përfshihen kostumi, këmisha, jeleku, këpucët e lëkurës dhe kravatën që ishte në ngjyrë gri për të kombinuar me kostumin.
Këtu nuk përfshihen aksesorët e tjerë që James ia shtoi dhuratës së tij, siç ishin pardesytë dhe çantat, edhe këto të dizenjuara nga stilisti Tom Browne.
Top Channel