“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses: Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik 20/06 18:52
Ish minstri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në seancën parlamentare të kësaj të enjte pas gjashtë muaj mungesë.
“Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin”, mësohet të ketë thënë Tahiri medias para se të hyjë në seancë.
Ai është ulur i vetëm në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve, teksa është përgatitur të flasë në ligjin për Prokurorinë.
Si për ironi e ka regjistruar emrin te ligji për Prokurorinë, që kërkon ta arrestojë.
Mësohet se opozita nuk do të jetë kur Tahiri të mbajë fjalën e tij, pasi është parashikuar që të largohen pasi të flasin për integrimin.
Top Channel