Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

18/04/2018 18:42

Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.

Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.

FOTO GALERI
9/44
Kozmonautët e humbur - Në garën mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka pasur shumë viktima, veçanërisht gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë. Të dyja vendet synonin të ishin më të mira sesa tjetra e të mund të dërgonin njeriun e parë në Hapësirë. Në vitin 1959, Rusia shënoi sukses me “Sputnik 1”, satelitin e parë artificial të Tokës, ndërsa në vitin 1961 me dërgimin e njeriut të parë në Hapësirë, Yuri Gagarin. Gjithsesi, këto suksese erdhën pas humbjes së dhjetëra kozmonautëve, që humbën jetën gjatë fluturimeve testuese apo aksidenteve në lëshimin e anijeve kozmike. Ata njihen si “kozmonautët e humbur”, ndërsa asnjë e dhënë mbi ta nuk dihet, pasi janë eliminuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA