Për herë të parë në 16 vjet, Barcelona zbriti në fushë në një ndeshje të kampionatit spanjoll pa lojtarë të rritur në ekipet e saj të moshave.

Hera e fundit që në formacionin e katalanasve nuk kishte asnjë futbollist nga “cantera” ishte 6 prilli i vitit 2002. Atë ditë, kundër Athletic Bilbaos, Barça luajti me Bonano, Reiziger, Christanval, Abelardo, Coco, Cocu, Rochemback, Luis Enrique, Rivaldo, Overmars dhe Saviola.

Ndaj Celta Vigos, formacioni përbëhej nga Ter Stegen, Semedo, Yerry Mina, Vermaelen, Digne, Paulinho, André Gomes, Denis, Dembélé, Alcácer dhe Coutinho.

Ndaj Celta Vigos, Barcelona bëri një rotacion të plotë në mënyrë që të ruajë forcat për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Sevilla, që do të luhet të shtunën, në orën 21:30.

Aktualisht, Barcelona ka 7 lojtarë nga Masia në skuadër nga 24 futbollistë gjithsej. Pothuajse të gjithë janë titullarë të padiskutueshëm (Piqué, Sergi Roberto, Busquets, Iniesta, Jordi Alba dhe Messi). Vetëm Aleix Vidal nuk e gëzon këtë status.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA