Në pjesën për Kosovën, Komisioni Europian përmend vetëm vijimin e punës për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë, por nuk jep asnjë afat për liberalizimin e vizave.

E duket se mungesa e një date konkrete për këtë i ka sosur durimin edhe vetë Presidentit Hashim Thaçi.

“E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas Thaçit, Kosova ka vullnetin politik për të përshkallëzuar hapat drejt integrimit në BE, por kërkon nga Brukseli një trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

“Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin”, thotë Presidenti.

Në një postim të dytë, Hashim Thaçi uron Shqipërinë dhe Maqedoninë për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA