28/07 13:46
Ferrari dhe Sebastian Vettel po dominojnë starin e sezonit të ri të F1, teksa edhe në Kinë kanë bërë diferencën.
Me kohën 1.32.171 piloti gjerman i Ferrarit vendosi pole position për Çmimin e Madh të Kinës në pistën e Shanghait. Vetëm me 87 të mijtat gjermani la pas shokun e skuadrës Raikkonen, ndërsa pas tyre u renditën dy makinat Mercedes.
Bottas bëri më mirë se Hamilton, po kohët e dy pilotëve të Mercedes janë gjysmë sekonde më të ngadalta se pole position i Vettel. Vendi i pestë dhe gjashtë për pilotët e Red Bull.
Top Channel