
Që minjtë të hanë gjysmë ton marijuanë pa i gjetur asgjë nuk ishte dëgjuar më parë, por ja që kështu pretendojnë tetë policë të shkarkuar në Argjentinë, për zhdukjen e kësaj sasie nga magazinat e sekuestrimit të policisë.
Një inspektim në policinë afër Buenos Aires tregoi se në magazinën e sekuestrimeve mungonte një sasi prej 540 kg marijuanë nga 6 mijë që ishin regjistruar dy vite më parë.
Komisioneri i inspektimit Javier doli para gjyqtarit bashkë me 7 policë të tjerë që thanë se marijuanën e zhdukur e hëngrën minjtë.
Megjithatë ekspertët dyshojnë për aftësinë e minjve për të ngrënë një sasi kaq të madhe dhe nuk janë gjetur të ngordhur vërdallë.
Specialistët e mjekësisë ligjore nga Universiteti i Buenos Aires-it kanë testuar se minjtë nuk mund të ngatërrojnë drogën me ushqimin. Dyshimet bien mbi Specia-n pasi ai e la të hapur inventarin e marijuanës para se të linte detyrën në prill të 2017.
Top Channel